“Sarah”
Një roman për gra të lira dhe burra të vërtetë!

Në festën e vitit të ri 1925 në ambasadën e SHBA, femra më e bukur e Shqipërisë së shekullit XX sfidoi Kanunin dhe Ligjin Islamik, duke kërcyer e zbuluar pa ferexhe e burka, nën ritmet e muzikës moderne. Ky akt sinjalizoi ardhjen e një epoke të re. Intriga e pashembullt e pushtetit, pasioni i fshehtë përvëlues dhe enigma e madhe e një vrasje misterioze, nisin e marin udhë…

Lexo historinë e rrallë

Tako gruan më të mistershme…

E la kokën që t’i mbështetej në fund të vaskës, ndërkohë që po shijonte pa masë atë mishelë të paimagjinueshme ujërash dhe lëngjesh, që harlisej nën shkumën që e kishte mbuluar tashmë, gjithë trupin e saj prej Venere.

Bli librin Pikat e Shitjes

Lajme & Evente rreth Librit

Shiko Lajmet

Njihuni me personazhet kryesore

Sarah

“Ajo ishte ëndrra e ndaluar e çdo mashkulli, arma sekrete e çdo mbreti, dëshira e fshehtë e çdo politikani, fantazia e ndezur e çdo diplomati, thesari i fshehtë i çdo pasaniku dhe muza e çdo artisti. Ndaj Sarah Blloshmi ishte dhe do të mbetej përgjithmonë dashnorja sekrete e të gjithëve dhe e askujt në Shqipëri.”

Ahmet Zogu

Ishte një i vetngujuar i hakmarrjes dhe rob i ambicjes. Një skllav i pushtetit dhe dashnor i lavdisë. Ishte në moshën e Krishtit dhe nuk gjeje dot një të dytë që ta meritonte si ai, kryqin dhe gozhdën e pushtetit. Për që të bëhej Mbret, kishte nevojë për një fabul. Ia sugjeroi armiku i tij më i madh atëherë kur nuk e priste. Kërkoi që ta zhfrytëzojë, por u bë përjetësisht i varur prej saj.

Fuad Beu

Në këtë vend që qeverisej historikisht me moralin e forcës, ai përfaqësonte forcën e moralit. Ai u bë thjeshtë kryearmiku i Zogut. Një armik ndryshe nga të gjithë të tjerët. Një lloj i ri armiku për pushtetin dhe të pushtetshmit në këto anë, ku hesapet ishin larë historikisht vetëm me majën e shpatës, ose me grykën e pushkës. Ai e mundi atë me “duart në xhepa”. Sepse ai kishte penën.

Sadije Zogu (Toptani)

Nëna Mbretëreshë rridhte nga njëra prej familjeve më të vjetra e të pasura të Tiranës. Ajo ishte e vetëdijshme që duhej të mbante mbi supet që sa vinin e i rëndoheshin nga mosha, barrën e detyrës më të vështirë në botë: Të gatuante çdo ditë me dashurinë e një nëne dhe pasionin e një gruaje, qetësinë e duhur për djalin e saj të vetëm, i cili jetonte i rrethuar 24 orë nga 6 “shtriga”.

Selahudin Blloshmi

Atij i dilte dhe i tepronte të qenët bashkëshorti i Sarës. Fati i kishte rënë mbi kokë. Ai kurrë nuk e kish kërkuar. Ajo e kishte zgjedhur. E ai i ishte dorëzuar në çast, pa kushte. Duke pranuar që ta merrte përdore, për ta ngjitur në lozhën më të mirë të republikës fillimisht, e më pas të mbretërisë. Nuk ankohej për këtë. Përkundrazi. E shijonte në maksimum, sipas mënyrës së tij.

Gjashtë Princeshat

Adileja, Nafija, Senieja, Myzejeni, Ruhija dhe Mexhideja, ishin gjashtë motrat që jetonin veç për vëllain. Dukej si një version shqiptar i mitologjisë së lashtë greke. Ishte historia e re e Zeusit me gjashtë motrat Titans: Mnemosyne, Hënë, Rhea, Theia, Themis dhe Tethys. E ku në krye si një qenie primare hyjnore, vigjilonte nëna e tyre, e cila e qeveriste shqtëpinë, si dhe i biri Shqipërinë.

Qamile Blloshmi

Megjithëse të ndarë prej shumë e shumë vitesh, ajo jetonte virtualisht me Selahudinin, shumë herë më tepër se Sara që gdhihej e ngrysej me të, në një shtart e nën një çati. Askush nuk kishte dijeni në Tiranë, për historinë e martesës së tyre të parë, në Elbasan. Ajo ishte shumë e qartë, sepse asaj nuk i duhej asnjë e vërtetë tjetër veç të sajës. Ndarja e tyre mbante vetëm një emër....

Turhan Hoxha

Kishte vite që po e priste këtë rast. Ai ishte numri Dy i policisë së Mbretërisë, por mendonte se ishte padyshim polici më i zoti. Por ditën që Ahmet Beu u bë Mbret, kuptoi se e humbi përjetësisht mundësinë që të realizonte kryeambicjen e tij: Të bëhej Nr 1. Vdekja e bashkëshortit të së preferuarës së shefit, nuk mund ti shpëtonte si një mundësi për të vënë në jetë planin e tij.

Alfred Peza

Prej 23 vjetësh është prezent me publicistikën e tij si gazetar, redaktor, kryeredaktor, drejtor i gazetave, revistave dhe televizioneve, analist dhe drejtues emisionesh të debatit politik.

Fitues i shumë çmimeve komnbëtare të gazetarisë dhe vlerësimeve ndërkombëtare. Autor i librit “Ditari i 23 qershorit” (2013) dhe është në përfundim të studimeve Doktorale për histori arti pranë Qendrës së Studimeve Albanalogjike. “Sarah” është libri i tij i dytë.

Një Histori që Përmban...

fa-anchor

Intrigë

Trokitjet e forta të portës, ditën që u mbushën plot dy javë nga vdekja e Selahudinit, nuk mund t’i përkthente në çast si një sinjal se jeta e saj nuk do të ishte më kurrë si më parë.

fa-moon-o

Mister

Bashkëshorti i saj kishte vdekur në vaskë, vetëm një vit pas shpalljes së Mbretërisë, ndërkohë që ajo ishte e preferuara e Ahmet Zogut në ballot e tij.

fa-heart-o

Romancë

Kur bota u përmbys dhe ajo po endej nga ta çonte era nëpër labirinthet e fatit, Zoti zbriti në tokë për të, në formën e Ahmet Zogut. Këtë as në përalla e legjenda nuk e kishte dëgjuar.

Shkruaj Autorit.

fa-phone +35569200000
fa-envelope-o thebooksarah@gmail.com
fa-home Tiranë